Flamuri, adresa që shumë kush kërkonte në Tiranë për të zgjidhur hall, sot kërkojmë adresën e tij
Flamuri, adresa që shumë kush kërkonte në Tiranë për të zgjidhur hall, sot kërkojmë adresën e tij🙏
Nga Fation Gjinan
Flamur Kolmarku, ish-drejtues në Gardën e Rapublikës, prej dy ditësh nuk kontakton me familjen. Flamuri vuan prej periudhës së Covid nga “demenca”, periudhë të cilën e kaloi me shumë vështirësi. Mjekët thonë që kujtesa mund ta tërheq drejt kohëve të largëta, përfshirë vendlindjen e tij Selitën në Mirditë, apo Mamurrasin dhe Rubikun ku ka jetuar disa kohë.
Së fundmi raportohet mbi deklarata qytetarësh se është parë në fshatrat e Matit. I lutem sidomos çdo mirditori, le ta kopjojë ose bëjë shpërndarje këtij postim, sepse Flamuri, në mbi 50 vite të jetës së tij, ka bërë mirë e ndere kudo, të solidarizohemi për ti çuar një lajm të mirë familjes së tij që prej 2 ditësh tashmë po qëndron me zemër të ngrirë.
Ju lutem nëse shikoni dikë me tipare të ngjashme, edhe nëse ju shmanget i flisni dhe telefononi në nr. e telefonit + 355 68 206 5729 ose +355 67 555 8 602
Dje dhe sot kam kontaktuar dhe mundësuar që ky njoftim të jepej sa më gjerësisht në media, me shpresë që dikush të bie në kontakt me lajmin dhe Flamurin, por nuk mjafton ndaj të përpiqemi të bëjmë një fushatë në rrjetet tona sociale që të shkojë tek sa më shumë njerëz, sepse jam i bindur se dikush-diku është shkëmbyer apo mund të shkëmbehet me të🙏
