Vllaznia, një sulmues zyrtarizohet në Shkodër
Vllaznia ka shtuar radhët në merkato. Klubi shkodran ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e sulmuesit Patrik Bardhi.
Vendimi:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027.
Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja.
I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme.
Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!
