Ja kur do të jap Edi Rama dorëheqjen!
Ja kur do të jap Edi Rama dorëheqjen!
Mos kërkoni dorëheqjen e Ramës, do e forconi më shumë! Ja si futet Saliu dhe Edvini në burg!
Që kryeministrit Edi Rama i ka hyrë frika nga protesta kjo s’do mend. Që kryeministri Edi Rama është lakuriq as kjo s’do mend dhe as kalem. Por që në këto kushte ku zemërimi i popullit është në maja, ku mllefi me këtë sistem është aty ku nuk ka ku të shkojë më shumë, aty ku hallet e popullit po i shtrëngojnë prej fyti çdo ditë e më shumë, dorëheqja e Ramës dhe kalimi në zgjedhje thjesht do të forcojë edhe më shumë Edi Ramën.
Pse do ta forcojë? Shteti funksionon me ligj dhe jo me dëshirë. Nëse KM Edvini, lakuriq nga pushteti, që thotë ma ka besuar populli pushtetin, por që i ka grabitur me dhunë votat dhe mandatet, do të ulë kokën dhe do të japë dorëheqjen… vendi shkon në zgjedhje për 45 ditë. Dhe ju mendoni që në këto kushte Rama nuk i fiton sërish zgjedhjet? Sigurisht që i fiton madje fiton edhe më shumë mandate, sepse në vend nuk ka një mundësi alternative që të votohet. Populli nuk mund të votojë më Sali Berishën! Populli nuk mund të votojë më as partitë e vogla, që herë pas here na vërtetojnë që shkojnë pas interesave. Dhe ja pra… popullit i imponohet ajo që vetë Rama e quan Makinerinë Vrasëse të Votave në Partinë Socialiste. Kemi parë skandale të mëdha që nga zyrtarë, tendera korrupsioni, ministra e zëvendëskryeministra të akuzuar deri në palcë si të qullur nga korrupsioni. Miliarda euro të vjedhura, që i janë marrë këtij populli! E çfarë do bëjë populli përballë këtyre milionave që shpërndahen nëpër fushata zgjedhore. Mos të bëjmë sikur nuk i dimë rastet dhe se në Shqipëri nuk shpërndahen para në zgjedhje. Më pas hyjnë të fortët. Çdo qytet ka një të fortë, ky i fortë është i lidhur me pushtetin, i forti ka rolin e të parit të fisit, ka rolin e kryefamiljarit. Mos të bëjmë sikur kryefamiljari në familjen tonë nuk ndikon në qëndrimet tona, edhe nëse nuk na bind, ama ndikon.
Që të mos zgjatemi… kjo makineri vrasëse e PS për të marrë vota nuk pyet për partitë aktuale! E vetmja mënyrë për të prishur këtë makineri vrasëse, është që t’i heqësh furnizimin! E furnizimi hiqet, me ne që jemi në shesh. Me krijimin e një force të re. E dini sa shumë mbështetje kemi ne? Ne kemi mbështetjen nga brezi i prindërve tanë… që në shumicën e kohës janë fasha e moshës që mban Edi Ramën në pushtet. Ne sot kemi edhe mbështetjen e bizneseve të ndershme, bizneseve që janë lodhur, që sa herë tentojnë të avancojnë përpara, ëndrrat e tyre priten në mes nga klientelizimi i qeverisë dhe lëpirësit që marrin tenderat pa garë. Ne sot kemi mbështetjen e administratës. Mos kujtoni se nuk na shikojnë, kur na ka parë KM Edvini Lakuriqi, na kanë parë të gjithë. Të gjithë duan ndryshim. Të mos i lëmë që të përsëritet më ajo shprehja, Po iku ky kush do vijë? Po ju çfarë do bëni me këtë protestë?
E dini çfarë duhet të bëjmë me këtë protestë? Duhet të bëjmë ndryshimin. Nuk është problemi vetëm te Flamingot, nuk është problemi vetëm tek tjetërsimi dhe grabitja e pronave. Problemi është mendësia e këtij sistemi që është imponuar në 30 vite. Imponimi që duhet vjedhur! Imponimi i korrupsionit. Imponimi i zhvatësve. Sot në shoqërinë tonë, je budalla dhe i paaftë nëse nuk vjedh, nëse nuk të del emri në SPAK apo në ndonjë dosje. Kjo është mendësia që është imponuar. Rama e padashje këto ditë po nxjerr të gjitha problemet që qeveria e tij ka krijuar. E keni dëgjuar, quan betonizim dhe jo zhvillim Palasën dhe Dhërmiun, quan intrigantë persona që vetë u ka dhënë pushtet të pamerituar dhe tashmë po i kthehen kundër. Quan vend me mbeturina Zvernecin por harron që ai është në krye të vendit… Quan llum turistësh me bukë me vete turistët që prej 10 vitesh po na i shet si zhvillimin më të madh dhe arritjen më të madhe të asaj që ai ka arritur. Janë shumë gjëra që Rama i ka mbrapsht dhe duhet një dimër për t’i treguar.
Le ta bëjmë këtë vend. Do të duhen edhe dekada të tjera për të ndezur një shkëndijë tjetër nëse kjo e sotmja, kjo e jona zhduket dhe mbetet me kaq.
Sot në protestë, kemi intelektualë, popull të thjeshtë, influencera, inxhinierë, mjekë, gazetarë, profesionistë të lirë, profesionistë që Edi Rama nuk i heq dot nga puna! Kemi njerëz të shkolluar, njerëz që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, njerëz që po i mbijetojnë sistemit. Dhe t’i mbijetosh këtij sistemi nuk është pak!
Çfarë i mungon këtij grupi kaq të bukur, që ka mbështetjen e miliona shqiptarëve, të dalë vetë përballë Edvin Ramës dhe Sali Berishës and CO…? I mungon një parti! Mos u trembni nga politika. Çfarë ka Edvin Rama më shumë se një protestues i shkolluar që sot ngre zërin? Çfarë kanë ministrat e Edvin Ramës që janë në pushtet, më shumë se këta protestues që sot janë në shesh? Pse na tremb ideja që njëri prej nesh të jetë Kryeministër… ministër… deputet… drejtues institucioni… Çfarë? Sot duhet të vrasim frikën tonë dhe jo frikën e Edvin Ramës.
Një parti kërkon vetëm tre muaj të krijohet! Një organizim, kaq sa jemi në shesh, rregullat e organizimit të brendshëm, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve, si dhe mënyrën e zgjedhjes së forumeve drejtuese (të ndërtuara nga poshtë-lart). Programi Politik: Diçka që përcakton qëllimet, ideologjinë dhe vizionin e partisë. Duhet të sigurojmë një listë me firmat e të paktën 3,000 shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, të cilët pranojnë të jenë anëtarët themelues të partisë. Dosja me dokumentet (Statuti, Programi, Procesverbali i mbledhjes themeluese, Lista e 3,000 themeluesve) depozitohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka kompetencën ekskluzive për regjistrimin e partive politike në Shqipëri.
Ja kaq na ndan nga rrëzimi i Ramës dhe Berishës!
