Wed, Jun 10, 2026

Po me Samir Mane ç’pati Rama

Po me Samir Mane ç’pati Rama
  • PublishedJune 11, 2026

Ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kompleksin turistik Green Coast në Palasë.

Sipas Vasilit, Rama ka kritikuar projektin Green Coast, duke deklaruar se “është si të bësh plazh në mes të betonit”. Në reagimin e tij, Vasili kujton se leja e ndërtimit për këtë projekt është dhënë nga vetë qeveria e drejtuar nga Rama.

Ai ngre pyetjen se çfarë ka ndryshuar në qëndrimin e kryeministrit ndaj investimit të realizuar nga biznesmeni Samir Mane dhe nëse ekziston një përplasje mes tyre.

“Po me biznesmenin Samir Mane ç’pati Rama, që ia sulmoi biznesin? Green Coast, që ka ndërtuar Mane në Palasë, Rama thotë: ‘është të bësh plazh në mes të betonit’. Po lejen e ndërtimit të Green Coast e dha vetë Rama. Çfarë halli e ka zënë kaq fort, që po e shan tani?”, shkruan Vasili.

Më tej, ai shprehet se deklaratat e kryeministrit ngrenë dyshime për arsyet e këtij qëndrimi, duke pyetur nëse Rama e konsideron tashmë armik çdo person që nuk pajtohet me të.

Reagimi i Vasilit vjen në vijim të debatit publik mbi zhvillimet urbane dhe projektet turistike në zonën e bregdetit shqiptar.