Thu, Jun 11, 2026

VIDEO/ Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit, triumfon ndaj Afrikës së Jugut

VIDEO/ Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit, triumfon ndaj Afrikës së Jugut
  • PublishedJune 11, 2026

Meksika ka fituar 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të këtij Botërori. Quinones zhbllokoi shifrat pas një gabimi të kundërshtarit, që në minutën e nëntë.

Kartoni i kuq i Sithole në fillimin e pjesës së dytë komplikoi gjërat për afrikanët. Meksikanët siguruan fitoren me golin e Jimenez. Në këtë grup janë edhe Çekia me Korenë e Jugut.