Vrasja e të riut në Paskuqan, policia dyshon se Sadik Llanaj fshihet në disa shpella te Liqeni i Bovillës
Vrasja e të riut në Paskuqan, policia dyshon se Sadik Llanaj fshihet në disa shpella te Liqeni i Bovillës
Sadik Llanaj, autori i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, është ende në kërkim dhe për të janë angazhuar forcat RENEA, bëri me dije drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba. Janë kontrolluar 20 banesa, shtoi ai, ndërsa veçoi bashkëpunimin e qytetarëve. Ndërkohë dyshimet janë sipas policisë së Tiranës, që Sadik Llanaj mund të fshihet në disa shpella që janë pranë liqenit të Bovillës. Këto zona po mbahen nënë vazhgim të vazhdueshëm nga policia, për të gjetur dhe kapur atutorin, po ashtu po mbahen në kontroll edhe lidhje të tija familjarë, për të pamundësuar kontaktet me Sadik Llanaj dhe për ta ndihmuar.
“Në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes, Sadik Llanaj, gjej rastin të falenderoj qytetarët sepse kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë. Për këtë arsye, është ngritur një grup duke marrë parasysh rrezikshmërinë e tij, janë ushtruar mbi 20 kontrolle banesash. Aktualisht vijon puna për kapjen e tij, për shkak edhe të rëndësisë së operacioneve vijojnë të angazhohen forcat RENEA dhe besojmë që shumë shpejt do të kapet ky person. Kemi pasur informacione shumë të vlefshme nga qytetarët”, tha ai.
