Tue, Jun 16, 2026

Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë
  • PublishedJune 16, 2026

Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është zhvilluar një aksion kundër call centareave që përdoren për të mashtruar qytetarët europianë, duke u marrë shuma të mëdha parash.

Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar edhe në koordinim me autoritetet austriake, janë ‘goditur’ dy call centera pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni, në ambientet e 2 call centerave janë gjetur kompjutera që përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit, si dhe operatorë që punonin aty.