SHORTI I CHAMPIONS/ Kampionët e Egnatias janë me fat, bashkë me Dritën mësojnë rivalët e turit të parë
Skuadra e Egnatias do të sfidojë moldavët e Petrokubit në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë ishin me fat pasi shmangën ekipe si Kairat, Kraiova, Drita, Borac apo Vikingur.
Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertën e Moldavisë. Sfida e kthimit do të jetë më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.
Drita ndërkohë do të ketë përballë një kundërshtar më sfidues. Bëhet fjalë për Kauno Zalgiris, që është ekip i Lituanisë.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
Sabah – TNS
Floriana – Shamrok
Flora Talin – Iberia
Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)
Tre Fiori – Larne (çifti me fat ku humbësi luan në turin e tretë të Ligës së Konferencës)
Ararat Armenia – Riga
Vardar – KuPS Kuopio
Kauno Zalgiris – Drita
Vitebsk – U. Kraiova
Petrokub – Egnatia
Borac – Levski Sofia
Vikingur – Giori
Kairat Almati – Sutjeska
Klaksvik – Atert Bisen
