Wed, Jun 17, 2026

EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!
  • PublishedJune 17, 2026

EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajan dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj).

Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Zizo Azizi 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe Bjorn Kareco 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi Luis Masi 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit Jose Canda , 28 vjeç dhe Simao Samuel 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.