Wed, Jun 17, 2026

‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë
  • PublishedJune 17, 2026

‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

DIBËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka lëshuar 14 urdhër arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Dibrës.

Dyshohet se personat për të cilët janë lëshuar masa sigurie akuzohen për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim pronash.

Skema dyshohet të jetë realizuar përmes ndryshimeve në dokumentacionin pronësor dhe regjistrimeve kadastrale në kundërshtim me ligjin.

Nga 14 masat e sigurisë të firmosura nga Prokuroria, disa janë ekzekutuar, ndërsa të tjerat janë në proces kërkimi. Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest raportohet të jetë edhe Daniel Gjurraj, ish- kandidat i Partisë Socialiste në qarkun Dibër. Lidhur me rastin e hetimit pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i zyrtarëve.