Lojtari i Kongos “godet” Ronaldon: Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur, s’është më i dikurshmi
Mesfushori i Republikës Demokratike të Kongos, Ngal’ayel Mukau, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje pas barazimit 1-1 ndaj Portugalisë në Botëror. Futbollisti 21-vjeçar zbuloi se skuadra e tij nuk kishte përgatitur ndonjë strategji të veçantë për të ndalur Cristiano Ronaldo.
“Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur Ronaldon. E dimë që ai nuk është më ai që ishte dikur. Tani është pak më i vjetër. Është ende një nga më të mirët dhe unë e respektoj shumë”, tha Ngalayel Mukau.
