Fri, Jun 19, 2026

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut
  • PublishedJune 19, 2026

Meksika është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit falë fitores kundër Koresë së Jugut. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Romo në minutën e 50′ duke ngritur peshë zemrat e tifozëve meksikanë. Pavarësisht tentativave për të pasur gola të tjera, sfida në Estadio Akron u mbyll me shifrat 1-0.

Rikujtojmë që Meksika mposhti Afrikën 2-0 në ndeshjen që hapi këtë turne dhe falë 6 pikëve të plota do të luajë në raundin tjetër të Kupës së Botës.