Tue, Jun 23, 2026

EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë
  • PublishedJune 23, 2026

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në nivelet drejtuese të strukturave vendore të policisë.

Pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, Drejtues Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa Drejtues Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Po ashtu, Drejtues i Parë Xhevahir Karaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas dorëheqjes së tij me kërkesë personale, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Kryekomisar Idris Daulle është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjithashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Ndërkohë, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Emërimet janë pjesë e riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit në qarqe dhe komisariate të ndryshme të vendit.