Tue, Jun 23, 2026

SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!
  • PublishedJune 23, 2026

SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

Detaje të reja kanë dalë nga komunikimet e përgjuara në platformën e koduar Sky ECC, të përfshira në dosjen hetimore të autoriteteve. Në një nga bisedat e transkriptuara, dy persona të identifikuar nga hetuesit si Salvatore Aliu dhe vëllai i tij Isa Aliu shkëmbejnë mesazhe me tone familjare, ku flasin për shqetësime personale dhe situata të përditshme që nga shqetësimet familjare dhe tek numërimi i parave.

Bisedë e përgjuar mes dy përdoruesve të Sky ECC, sipas dokumentit hetimor

Sipas materialit hetimor, në komunikimet e zhvilluara më 14 shtator 2020, dy personat e identifikuar nga autoritetet si Salvatore Aliu (PIN “RG1C1D”) dhe Isa Aliu (PIN “L4O0JU”) zhvillojnë një bisedë me tone familjare dhe miqësore.

Salvatore Aliu: “Po lodheshe pak e shumë.”
Salvatore Aliu: “Duke numëru.”
Salvatore Aliu: “Po mos u mërzit.”
Salvatore Aliu: “S’ke çfarë bën.”

Isa Aliu: “Po këtu të jetë e keqja ime, po s’mërzitem unë.”

Salvatore Aliu: “Po të kishin bërë nga një vëlla tjetër, asgjë s’do të lija të bënte.”
Salvatore Aliu: “Nëse, ishalla kështu të mallkofsha si sonte.”
Salvatore Aliu: “Mos pushofsh kurrë, ishalla, duke numëruar lekë.”

Isa Aliu: “Natën zemër, plaka ka fillu të tremet!”

Salvatore Aliu: “Pse?”
Salvatore Aliu: “Për çfarë?”
Salvatore Aliu: “Çfarë ka?”

Isa Aliu: “Po si skuthë, prap vjen dhe më sheh.”

Në një komunikim tjetër të datës 10 dhjetor 2020, Isa Aliu i shkruan një personi tjetër:

Isa Aliu: “Ok.”
Isa Aliu: “Përjashtu prij.”
Isa Aliu: “Para derës.”
Isa Aliu: “S’lejohet mrena.”

Këto komunikime janë pjesë e materialeve të cituara në dokumentin hetimor dhe paraqiten sipas transkriptimit të përfshirë në aktet e hetimit.