Wed, Jun 24, 2026

3 blerje për të “harruar” Palestrën, Inter rikthehet fuqishëm në merkato, ja 3 lojtarët e përzgjedhur nga Marotta

3 blerje për të “harruar” Palestrën, Inter rikthehet fuqishëm në merkato, ja 3 lojtarët e përzgjedhur nga Marotta
  • PublishedJune 24, 2026

Pas dështimit të transferimit të Marco Palestrës, i cili është shumë pranë kalimit te Chelsea, Interi ka zhvendosur menjëherë vëmendjen te objektivat e tjerë për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Drejtuesit zikaltër, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, po punojnë për t’i vënë në dispozicion trajnerit Cristian Chivu një skuadër konkurruese për mbrojtjen e titullit kampion dhe për një ecuri sa më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Për portën, marrëveshja me Ivan Provedel konsiderohet praktikisht e mbyllur. Interi ka arritur akordin me Lazio për rreth 3 milionë euro. Portieri italian do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë dhe pritet të jetë zëvendësi i Josep Martínez, i cili shihet si titullari i ri pas largimit të pritshëm të Yann Sommer.

Në mbrojtje, objektivi kryesor mbetet Oumar Solet i Udinese. Interi ka ofruar rreth 23 milionë euro, ndërsa kërkesa e klubit friulan luhatet mes 25 dhe 30 milionë eurove. Optimizmi është i madh, pasi lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Në mesfushë, zikaltërit vazhdojnë përpjekjet për Curtis JonesLiverpool FC. Klubi anglez kërkon rreth 30 milionë euro dhe një përqindje nga shitja e ardhshme, ndërsa oferta e Interit mbetet rreth 20 milionë euro. Megjithatë, dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me ekipin e Chivut mund të rezultojë vendimtare në mbylljen e operacionit.

Në këtë mënyrë, Interi po përpiqet të lërë pas zhgënjimin për humbjen e Palestrës dhe të kompletojë sa më shpejt tre afrime të rëndësishme për sezonin e ri.