E pazakontë, Turqia i kërkon zyrtarisht FIFA-s të riluajë ndeshjen ndaj Paraguait
Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së humbur ndaj Paraguait, duke kontestuar vendimet arbitrare që, sipas saj, ndikuan në rezultatin final.
Në qendër të ankesës është arbitri Ivan Barton, i cili akuzohet se nuk ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë paraguajanin Matias Galarza. Sipas turqve, lojtari duhej të ishte përjashtuar pasi kishte marrë dhe mbajtur për pak çaste orën e humbur të arbitrit gjatë një episodi të pazakontë në fushë.
Megjithatë, FIFA nuk e ka pranuar kërkesën e Turqisë, duke lënë në fuqi rezultatin e ndeshjes dhe eliminimin e skuadrës turke nga kompeticioni.
