Thu, Jun 25, 2026

Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra
  • PublishedJune 25, 2026

Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

Ajo që bie menjëherë në sy menjëherë sa shkel në Bënjë është niveli i ulët i ujit në vaskat termale. Veçanërisht problematike paraqitet situata te Vaska e Lëkurës, e cila është boshatisur.

Vizitorët vendas që kanë parë Bënjën edhe vitet e tjera, shprehen të shqetësuar për rënien e nivelit të ujit.

Jashtë kameras, specialistë që kanë njohuri mbi funksionimin e llixhave thanë se ndërhyrjet duket se kanë ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave termale.uristët e huaj vlerësojnë natyrën dhe bukuritë e Shqipërisë, por shprehin shqetësim për ndërtimet pa kriter dhe mungesën e pastërtisë.

“Aktualisht ka shumë ndërtime të reja, ndaj nuk është aq bukur sa mund të ishte. Problemi kryesor, sipas meje, është se po dëmtohet disi natyra, sepse duket sikur nuk kujdesen shumë për atë që po bëjnë. Më vjen keq që po e them këtë! Nga ana tjeter, ura e vjetër është e bukur dhe ambienti përreth është i këndshëm. Dhe sigurisht gjithe Shqipëria është e bukur, thotë Andreas Lihvar, turist.

“Unë ndaj të njëjtin mendim me bashkëshortin tim. Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme, por duhet të kujdeseni më shumë për të. Kam vizituar shumë vende se ka shumë mbeturina dhe njerëzit nuk duket se tregojnë kujdes të mjaftueshëm”, shprehet Maria Duhamel turiste.

Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës janë një nga destinacionet më të njohura natyrore dhe kurative në Shqipëri. Të rrethuara nga Kanioni i Langaricës dhe pranë Urës së Katiut, ato kanë ndërtuar prej vitesh identitetin e tyre mbi burimet termale që burojnë natyrshëm nga nëntoka.

Ndërhyrjet në zonën e llixhave janë pjesë e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumentacionit të tenderit, fondi limit i projektit ishte 209.7 milionë lekë, ndërsa kontrata iu dha kompanisë fituese “Ergi” SHPK me pronar Nuri Belba për rreth 162.7 milionë lekë pa TVSH.

Sot, ndërsa punimet po shkojnë drejt përfundimit, pyetja që ngrihet nga vizitorët dhe banorët është e thjeshtë: A rrezikon Bënja të humbasë pasurinë që e ka kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit?