Sun, Jun 28, 2026

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas
  • PublishedJune 28, 2026

Australia, Holanda, Kroacia dhe Franca në vitin 2022. Algjeria, Austria dhe Jordania në vitin 2026.

Llogaria është e thjeshtë: shtatë ndeshje radhazi në Kupën e Botës me gol për Lionel Messin, diçka që askush nuk e kishte arritur më parë.

Ai ka lënë pas francezin Just Fontaine, i cili shënoi në 6 ndeshje radhazi në Kupën e Botës 1958, si dhe brazilianin Jairzinho, që bëri të njëjtën gjë në Botërorin fitues të vitit 1970.

Një tjetër rekord për kampionin argjentinas, i cili vazhdon serinë e pandërprerë që nga Kupa e Botës 2022, e fituar nga Argjentina, dhe do të përpiqet ta çojë atë në tetë ndeshje radhazi me të paktën një gol, në ndeshjen e fazës së 1/16-ve kundër Kepit të Gjelbër.

Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, Messi ka shënuar 11 gola. Në statistikat e tij përfshihen edhe dy dopieta (nga dy gola në një ndeshje): një në finalen e Botërorit 2022 kundër Francës dhe një tjetër pak ditë më parë kundër Austrisë, si edhe një tregolësh (hat-trick) në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 kundër Algjerisë.