VIDEO/ Fitore për “infarkt” në Botëror, Brazili përmbys Japoninë dhe kualifikohet
Brazili fiton me përmbysje 2-1 ndaj Japonisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 në Botëror. Japonezët shënuan të parët me Sano, pas 29 minutash lojë. Ekipi i Ancelottit ktheu gjithçka në favorin e vet, pasi u fut në pjesën e dytë me shumë dëshirë.
Casemiro vendosi ekuilibrat ndërsa në fund ishte Martinelli që i dhuroi kualifikimin Brazilit. Në fazën tjetër, Selecciao do përballet me fituesin e Bregu i Fildishtë-Norvegji.
