Thu, Jul 2, 2026

Real Madrid nuk heq dorë nga Olise, Perez takon presidentin bavarez: Herët a vonë Bayern do ta lërë Olise-n të lirë

Real Madrid nuk heq dorë nga Olise, Perez takon presidentin bavarez: Herët a vonë Bayern do ta lërë Olise-n të lirë
  • PublishedJuly 2, 2026

Real Madridi nuk heq dorë nga Michael Olise. Presidenti Florentino Perez e ka vendosur francezin në krye të listës së përforcimeve dhe ka nisur lëvizjet për ta bindur Bayern Munich të pranojë një transferim.

Sipas mediave spanjolle, Perez ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Bayernit, Herbert Hainer, gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Në këtë takim, kreu i klubit madrilen thuhet se ka shprehur me bindje dëshirën e tij për të transferuar Olise, duke deklaruar se, herët a vonë, Bayern do të duhet ta lërë të lirë futbollistin.

Michael Olise po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit, i cili e konsideron si një nga objektivat kryesorë të merkatos.

Megjithatë, Bayern Munich vazhdon ta cilësojë francezin si një lojtar të paprekshëm dhe nuk ka dhënë asnjë sinjal se është i gatshëm të negociojë. Pavarësisht këtij qëndrimi, raportimet bëjnë të ditur se pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube pritet një takim mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit bavarez, i cili mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Nëse negociatat do të marrin rrugën e duhur, Real Madridi synon ta afrojë Olise për ta bërë pjesë të projektit të ri sportiv, ku ai do të formonte një dyshe të shumëpritur në repartin ofensiv me Kylian Mbappé.