Fri, Jul 3, 2026

Kokë më kokë me të dënuarin për mashtrim! Takimi i Spiropalit që po çmend socialistët

Kokë më kokë me të dënuarin për mashtrim! Takimi i Spiropalit që po çmend socialistët
  • PublishedJuly 3, 2026

Kokë më kokë me të dënuarin për mashtrim! Takimi i Spiropalit që po çmend socialistët

////

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, tha dje se maxhoranca duhet të reflektojë dhe të dëgjojë më shumë, teksa po hynte në seancën plenare.

Deklarata u bë në momentin kur gazetarët e pyetën se për çfarë lloj zgjidhjeje e kishte fjalën.

Intervista e Spiropalit mori vëmendje në media, nisur edhe nga fakti se qëndrimet e saj janë parë si një distancim publik nga kryeministri Edi Rama, të cilin e ka sfiduar disa herë me deklarata të drejtpërdrejta.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në celularët deputetëve socialistë, por edhe në disa media online, po qarkullon një imazh i Spiropalit teksa konsumon kafe pranë Parlamentit me një person tjetër.

Nga verifikimet paraprake, bazuar te veshja, duket se takimi është zhvilluar gjatë ditës së djeshme, pasi Spiropali shfaqet me të njëjtën veshje.

Kuriozitet mes socialistëve ka ngjallur edhe personi që ndodhet përballë saj dhe tema për të cilën Spiropali mund të jetë këshilluar me të, e cila mund të jetë dhe protesta.

Sipas diskutimeve që po qarkullojnë, ka dyshime se bëhet fjalë për një person me njohuri të mira në çështje parash dhe financash të mëdha, i cili është përmendur disa herë në media për tema të kësaj natyre.

Për momentin nuk ka një reagim publik nga Spiropali lidhur me foton apo takimin në fjalë.