Vrau Eglant Koçin, autori drejt dorëzimit? Ja çfarë u zbulua tek kompjuterat…
Vrau Eglant Koçin, autori drejt dorëzimit? Ja çfarë u zbulua tek kompjuterat…
Kompjuterët e sekuestruar në biznesin e Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçit dhe fshehjen e trupit të tij në një humnerë në zonën e Elbasanit, janë ekzaminuar në laboratorin kriminalistik.
Sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar pistën hetimore se konflikti mes dy personave mund të ketë pasur në qendër aktivitetin e tyre në këtë fushë.
Aktualisht, Prokuroria po heton çështjen për veprën penale të vrasjes me dashje. Megjithatë, pas administrimit të plotë të aktit të ekspertimit të pajisjeve elektronike, pritet që akuza të riformulohet në vrasje me paramendim për interes, nëse provat e mbështesin këtë dyshim.
Ndërkohë, Armand Shakaj vijon përpjekjet për të negociuar vetëdorëzimin, duke kërkuar lehtësim të pozitës së tij procedurale. Burimet bëjnë me dije se avokati i tij, Sokol Koçiu, ka nisur kontaktet me institucionet përkatëse për të koordinuar procesin e dorëzimit.
