Mon, Jul 6, 2026

Duro: Shoh Spanjën pak më të favorizuar, ndeshja vendoset nga…mesi i fushës

Duro: Shoh Spanjën pak më të favorizuar, ndeshja vendoset nga…mesi i fushës
  • PublishedJuly 6, 2026

Trajneri Shpëtim Duro tha në Botërori Amerikan se Spanja është disi më favorite ndaj Portugalisë. Ai theksoi se ky takim mund të vendoset nga mesi i fushës.

“Unë them 50/50 por anoj nga Spanja. Kjo ndeshje mund të vendoset te mesi i fushës.  Skuadra që merr iniciativë e para, mund t’ia dalë. Mesi i fushës do jetë faktor kyç në zhvillimin e lojës. Pavarësisht se Portugalia ka lojtarë të mirë në mesfushë, e njëjta situatë është edhe në krahun tjetër”.