EMRI/ Plagosja me thikë në Tiranë, i riu u qëllua me thikë në gjoks
EMRI/ Plagosja me thikë në Tiranë, i riu u qëllua me thikë në gjoks
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen me thikë të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën pas Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri është identifikuar si Ardit islami, 34 vjeç. Ai ka marrë një plagë me thikë në gjoks dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa shkaqet dhe rrethanat mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet.
Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të motiveve të konfliktit.
Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar, i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të 34-vjeçarit.
