Tue, Jul 7, 2026

VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit

VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit
  • PublishedJuly 7, 2026

Argjentina është kualifikuar për në çerekfinalen e Botërorit, falë një përmbysje spektakolare 3-2 ndaj Egjiptit. Afrikanët shënuan të parët me Ibrahim, duke i befasuar të gjithë.

Messi gaboi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërdoruar një rast të artë. Në pjesën e dytë, egjiptianët dyfishuan me Zikon, por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Romero dhe Messi vendosën ekuilibrat.

Goli i kualifikimit për skuadrën e Scalonit erdhi në shtesë nga Enzo Fernandez. Në fazën tjetër, Argjentina përballet me fituesin e Zvicër-Kolumbi.