“Botëror pozitiv i Kolumbisë, por ja çfarë i mungoi”, Sina: Zvicra ekip mesatar, “i hap punë” kujtdo
Zvicra eleminoi Kolumbinë në Botëror, pas goditjeve të penalltive. Gazetari Ervin Sina bëri vlerësimin e tij, në Botërori Amerikan, në News 24.
“Kolumbia ka qënë e njëtrajtshme. Ka luajtur një Botëror të mirë, por nuk ka konkretizuar dot. Mungesa e konkretizimit ishte ajo që evidentova.
Në krahun tjetër, Zvicra luan thjeshtë, me një ekip miks midis përvojës dhe lojtarëve të ri. Zvicra është ekip mesatar, por të hap punë. Argjentina do ketë punë me Zvicrën”.
