Wed, Jul 8, 2026

Kapet Danjel Gjura! Arrestohet pas një muaji në arrati zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës

Kapet Danjel Gjura! Arrestohet pas një muaji në arrati zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës
  • PublishedJuly 8, 2026

Kapet Danjel Gjura! Arrestohet pas një muaji në arrati zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës

Pas rreth 1 muaji në arrati, zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës Danjel Gjura u arrestua nga policia mbrëmjen e së martës. Ndaj Danjel Gjurës organet e drejtësisë kanë ngritur akuza për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Kadastrës Dibër.

EMRAT/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një noterë tjetërsuan pronat! Në kërkim zv.Drejtoresha…

Gjura nuk është i vetmi zyrtar i Kadastrës Dibër që është vënë në pranga.

Më 17 qershor të këtij viti, Policia e Dibrës bëri me dije se pas një hetimi 7-mujor ishte zbardhur një skemë kriminale për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ku implikoheshin 8 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, si dhe një notere.

‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë ishte bërë me qëllim përfitimin e një prone nga shtetasi Teshar Doçi, i cili u arrestua së bashku me një familjar të tij. Po ashtu, Gjykata Dibër caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” edhe për bashkëshorten e Teshar Doçit.

Kadastra skandali më i madh në Shqipëri! KLSH-së nuk i lejohet të bëjë auditim!

Veç posteve drejtuese në ASHK Dibër, Danjel Gjura kandidoi për deputet në zgjedhjet e 2025 në siglën e Partisë Socialiste.