ALBANIAN FILES/ 50 mijë banorë në Karavasta! Projekti Kings Coast dhe roli i Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj
ALBANIAN FILES/ 50 mijë banorë në Karavasta! Projekti Kings Coast dhe roli i Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj
Biznesmenët Ylvi Ujka dhe Çesk Ivanaj, të cilët u akuzuan para zgjedhjeve të 11 majit, sa administrojnë fushatën e Partisë Socialiste në diasporë, qëndrojnë pas projektit King Coast, që, sipas librit Albanian Files, parashikohet të bëhet në Parkun Kombëtar dhe lagunën e Karavastas në Divjakë.
Projekti është në fazën e master planit, dhe nëse do të realizohet, do të transformojë Parkun Kombëtar të Karavastas, me ndërtesa shumëkatëshe, vila dhe ambiente rekreacioni. Libri je pak detaje, aty thuhet se projekti emërtohet King Coast dhe është porositur nga New Invest, një kompani ndërtimi me bazë në Berlin, në Gjermani.
Ndërkohë në Shqipëri, në 2024-ën, paralelisht me porositjen e master planit, u themelua edhe kompania King Coast Albania Holdings. Kompania nënë, ose pronarja asaj të hapur në Shqipëri, është New Real Estate GmbH, me seli në Gjermani.
Pronarët përfitues të New Real Estate GmbH, nxjerrin në sken edhe sipërmarrës shqiptarë, që janë të përfshirë.
Një prej pronarëve përfitues të New Real Estate GmbH, me mbi 25% të aksioneve, rezulton të jetë kompania Radar Media, e cila ka si aksionar kryesor ndër të tjerë, dy biznesmenët e përfolur Çesk Ivanaj dhe Ylvi Ujka.
Të dy biznesmenët janë akuzuar nga opozita si klient të qeverisë, pasi Ivanaj është investitor strategjik në lezh, ndërsa Ylvi Ujka është pjesë e projektit të kullave të Gardës Shqiptare, zona më e lakmuar në kryeqytet. Nëse ky projekt realizohet, do të ndërtohet një qytet me 50 mijë banorë në lagunën e Karavastas./MCN

