Thu, Jul 9, 2026

Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares
  • PublishedJuly 9, 2026

Pezullohet efektivi i Policisë në Fier, Hita: Hyri në një marrëdhënie të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Drejtori i Policisë ka bërë të ditur se është pezulluar nga detyra efektivi i përfshirë në ngjarjen e Fierit, pas shkeljes së standardeve të sjelljes dhe dëmtimit të figurës së punonjësit të policisë.

Gjatë një deklarate për mediat, drejtori Hita sqaroi se, deri më tani, nuk rezulton që efektivi të ketë publikuar apo shpërndarë videon e dhunës ndaj 17-vjeçares. Megjithatë, sipas tij, pezullimi është marrë për shkak se punonjësi i policisë ka krijuar një marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat e përfshira në këtë ngjarje.

“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit nuk është i evidentuar se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullimi i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cenimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundërligjshëm”, u shpreh Hita.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa do të verifikohen të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me rastin