KADASTRA në Durrës e INFEKTUAR! Kush janë 12 të ndaluarit
KADASTRA në Durrës e INFEKTUAR! Kush janë 12 të ndaluarit
Një operacion i Prokurorisë së Durrësit ka goditur një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore, duke çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit ndaj ish-zyrtarëve të Hipotekës së Durrësit dhe përfituesve të dyshuar të pronave.
Goditen mafiozët te Kadastra e Durrësit, 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues
Sipas burimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka lëshuar 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe persona që dyshohet se kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme.
Personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurimit janë:
Ish-zyrtarë të Hipotekës:
Artur Çobani, ish-drejtor
Adrian Kona, ish-drejtor
Jonida Mergeja, juriste
Rovin Zeqja, inxhinier
Bledar Zerba, hartograf
Leonardo Dervishi, hartograf.
Përfituesit:
Ramazan Sheshi
Shaqir Sheshi
Viktor Mataj
Aranit Mataj
Besnik Xhafa
Fiqeret Xhafa.
Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës, ku përmes dokumenteve të falsifikuara dhe procedurave të dyshuara të paligjshme janë regjistruar prona në favor të përfituesve.
Kadastra skandali më i madh në Shqipëri! KLSH-së nuk i lejohet të bëjë auditim!
Hetimi, i zhvilluar prej disa muajsh nga Prokuroria e Durrësit, ka ngritur dyshime për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
