Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit
Franca është kualifikuar për në gjysmëfinale të Botërorit. Skuadra e Deschamps mundi 2-0 Marokun, në takimin e luajtur në Gillete Stadium.
Në pjesën e parë, Mbappe shpërdoroi një penallti, duke bërë që 45 minutat e para të mbyllen në paqe. Në pjesën e dytë, Mbappe i dhuroi avantazhin “gjelave” me një goditje të bukur. Dembele shënoi golin e qetësisë pak më vonë. Në gjysmëfinale, Franca do përballet me fituesin e Spanjë-Belgjikë.
