Fri, Jul 10, 2026

Inter gjen pasuesin e Dumfries, anësori izraelit mbërrin në Milano, zikaltrit do të paguajnë 25 mln euro plus bonuse

Inter gjen pasuesin e Dumfries, anësori izraelit mbërrin në Milano, zikaltrit do të paguajnë 25 mln euro plus bonuse
  • PublishedJuly 10, 2026

 Interi është gati të zyrtarizojë afrimin e Anan Khalailit. Futbollisti izraelit mbërriti këtë të premte në Milano, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara firmës me klubin zikaltër.

Marrëveshja me Union Saint-Gilloise u arrit për 25 milionë euro plus bonuse, pasi klubi belg pranoi ofertën e tretë të Interit, duke ulur kërkesën fillestare prej 30 milionë eurosh. Khalaili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon dhe do t’i bashkohet skuadrës në nisje të fazës përgatitore javën e ardhshme.

Vetë lojtari paralajmëroi mbërritjen në Milano me një postim në Instagram, ku publikoi një foto nga avioni privat, të shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Po vij.”