Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!
Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, i cili u vra pak minuta pas mesnatës pranë banesës së tij në Bërxullë të Vorës. Sipas burimeve hetimore, Sula sapo kishte zbritur nga automjeti dhe po hapte portën e jashtme të oborrit për të hyrë në shtëpi, kur u qëllua për vdekje me një plumb në shpinë. 
U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qëlluar nga një distancë prej rreth 30 deri në 50 metrash, çka forcon dyshimet se atentati ka qenë i mirëorganizuar. 
Ndërkohë, pavarësisht se fillimisht u raportua se viktima nuk kishte precedentë penalë, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Edmond Sula rezulton të jetë proceduar vite më parë për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”, në lidhje me një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.
Hetimet janë përqendruar tashmë edhe te një konflikt i fundit që 50-vjeçari dyshohet se kishte pasur me disa persona. Paralelisht, oficerët e policisë po verifikojnë të kaluarën, kontaktet dhe lëvizjet e viktimës, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të ekzekutimit
