Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.
