Wed, Jul 15, 2026

Në kërkim të një “timonieri”, 4 emra “big” për stolin e Italisë

Në kërkim të një “timonieri”, 4 emra “big” për stolin e Italisë
  • PublishedJuly 15, 2026

Italia është drejt hapjes së një kapitulli të ri në stolin e Kombëtares. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, së bashku me drejtorin teknik Paolo Maldini dhe bashkëpunëtorin e tij Leonardo, kanë hyrë në fazën vendimtare për përzgjedhjen e trajnerit të ri që do të drejtojë “Axurrët” deri në Kupën e Botës 2030.

Sipas mediave italiane, lista e kandidatëve është ngushtuar në katër emra të mëdhenj. Në krye të preferencave qëndron Andrea Pirlo, i vlerësuar për profilin e tij modern dhe filozofinë e lojës. Në garë mbeten edhe Antonio Conte, një nga favoritët prej kohësh, si dhe Roberto Mancini, emër i lidhur ngushtë me drejtuesit e federatës.

Ndërkohë, emri që ngjall më shumë entuziazëm është ai i Pep Guardiolës. Megjithatë, afrimi i teknikut spanjoll mbetet një operacion i vështirë, për shkak të kostos së lartë financiare dhe rrethanave që duhet të përputhen. Për më tepër, presidenti i Komitetit Olimpik Italian është shprehur publikisht në favor të emërimit të një trajneri italian në krye të Kombëtares.

Sa i përket zyrtarizimit, Malagò nuk ka dhënë një afat të saktë, por ka lënë të kuptohet se vendimi mund të merret shumë shpejt. Në çdo rast, deri më 23 korrik, kur drejtuesit e Federatës do të prezantojnë projektin e ri të Kombëtares në Lega Calcio, Italia pritet të ketë trajnerin e saj të ri.