Thu, Jul 16, 2026

700 mijë euro gol! Elisabeta Mataj ndalohet nga Prokuroria, dyshohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet

700 mijë euro gol! Elisabeta Mataj ndalohet nga Prokuroria, dyshohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet
  • PublishedJuly 16, 2026

700 mijë euro gol! Elisabeta Mataj ndalohet nga Prokuroria, dyshohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet

Tre ish-zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit në kuadër të një hetimi për abuzim me fondet e institucionit. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, shefja e Financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Postës Shqiptare

Sipas të dhënave, hetimet nisën pas një kallëzimi penal të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila gjatë kontrolleve të brendshme evidentoi parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave.

Dëmi financiar paraprak përllogaritet në mbi 700 mijë euro, ndërsa hetuesit dyshojnë se shuma mund të arrijë deri në 3 milionë euro.

Posta Shqiptare: Fondet nuk lidhen me pensionet

Në reagimin zyrtar, Posta Shqiptare sqaroi se fondet për të cilat po zhvillohet hetimi nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo pagesat e pensionistëve.

Institucioni bëri të ditur se, menjëherë pas konstatimit të parregullsive, janë marrë masa administrative ndaj punonjëseve përgjegjëse dhe rasti është referuar në Prokurori me dokumentacionin përkatës.

Zhduken 3 milion euro, drejtoresha e Postës Elisabeta Mataj përfundon në Prokurori

Reagimi zyrtar i Postës Shqiptare

Në njoftimin zyrtar thuhet se kontrollet e kryera nga Drejtoria Ekonomike evidentuan mospërputhje gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare në Filialin Durrës.

Sipas institucionit, pas verifikimeve u konstatuan shkelje në administrimin e fondeve të shërbimeve të pagesave, ndërsa Posta Shqiptare po bashkëpunon plotësisht me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të çështjes.

Institucioni thekson se ky rast dëshmon funksionimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, të cilët mundësuan identifikimin e parregullsive dhe referimin e menjëhershëm të tyre pranë Prokurorisë.

Në përfundim të reagimit, Posta Shqiptare rithekson angazhimin për një politikë të tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me fondet publike, duke nënvizuar se integriteti, transparenca dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritete të institucionit.