Messi ndalohet që të fitojë Topin e Artë? Vjen reagimi zyrtar pasi u konsiderua favoriti kryesor
Leo Mesi konsiderohet tashmë favorit kryesor për të fituar Topin e Artë. Kapiteni i Argjentinës udhëhoqi ekipin e tij në finalen e Botërorit, që do të luhet ndaj Spanjës.
A ndalohet Mesi që të fitojë Topin e Artë, duke qenë se nuk luan në Europë? Përgjigjia nga vetë faqja e “Topit të Artë” është se Mesi mund të fitojë trofeun më prestigjioz për futbollistë.
Argumenti është se që nga viti 2007, nuk ka pasur asnjë kufizim për këtë çmim. Ndaj dhe Mesi mund ta fitojë për herë të nëntë.
Për të nuk do të ishte hera e parë që e bën diçka të tillë. Vetë faqja e Topit të Artë ka kujtuar se e njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2023, kur ishte pjesë e Inter Majemit.
Mesi ka lënë aktualisht pas emra si Herri Kejn dhe Kilian Mbape. Impakti që kishte në këtë Botëror me 8 golat dhe 4 asistimet e tij është parë i jashtëzakonshëm, teksa në gjysmëfinale u eliminua një favorite si Anglia.
