Mon, Jul 20, 2026

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamejt tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamejt tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
  • PublishedJuly 19, 2026

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamejt tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë lekëve në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

https://infonews.al/doganiere-te-perfshire-skandali-ne-posten-shqiptare-elisabeta-mataj-tentoi-te-fshihej-cfare-u-zbulua-ne-tims/z

Në dosjen hetimore përshkruhen me detaje një sërë episodesh të regjistruara gjatë muajve prill dhe maj 2026.

Sipas organit të akuzës, më 2 prill, në orën 15:28, në arkën e filialit mbërrin një thes me para i shoqëruar nga eskorta e bankës.

Pak minuta më vonë, shefja e Financës Valbona Duni e merr thesin dhe e dërgon në zyrën e saj.

Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit

Më pas, sipas kamerave, thesin e çon në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Vetëm pak minuta më vonë, në orën 15:39, drejtoresha largohet nga zyra me një qese transparente, ndërsa po atë ditë në sistem rezulton të jetë prerë një mandat-pagesë prej 5 milionë lekësh për degën postare të Shijakut.

Sipas Prokurorisë, kjo nuk ishte një ngjarje e izoluar.

Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare

Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe më 14, 15, 20, 24 dhe 30 prill, si edhe më 7, 8 dhe 21 maj.

Në disa raste, sipas dosjes, shihen thasë me para, ndërsa në raste të tjera pako me kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekë.

700 mijë euro gol! Elisabeta Mataj ndalohet nga Prokuroria, dyshohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet

Në të gjitha rastet, sipas Prokurorisë, fondet dilnin nga arka, por nuk provohet se mbërritën ndonjëherë në degët për të cilat ishin përgatitur mandat-pagesat.

Pikërisht këto pamje, të kombinuara me dokumentacionin kontabël dhe deklarimet e personave të përfshirë, konsiderohen nga organi i akuzës si pjesë e provave që mbështesin dyshimet për skemën e përvetësimit të fondeve.