Mon, Jul 20, 2026

Pragfinalja me Argjentinën/ “Jam i bindur se mund të fitojmë”, Nadal mbështet Spanjën

Pragfinalja me Argjentinën/ “Jam i bindur se mund të fitojmë”, Nadal mbështet Spanjën
  • PublishedJuly 19, 2026

Rafael Nadal ka shprehur mbështetjen e tij për Spanjën përpara përballjes së madhe në finalen e Botërorit kundër Argjentinës. Një nga më të mirët në botën e tenisit thekson se “La Roja” ka gjithçka që duhet për të ngritur trofeun.

“Besoj se secila skuadër do të luajë sipas karakteristikave të saj. Ne duhet të përqendrohemi te cilësitë tona, sepse janë të shumta. Nëse vazhdojmë të luajmë në nivelin që kemi treguar deri tani, do të jetë shumë e vështirë për Argjentinën.

“Argjentina është kampione bote dhe ka futbollistë që bëjnë diferencën në sfida të tilla. Megjithatë, unë besoj se do të fitojmë. Në një finale janë detajet e vogla ato që vendosin gjithçka”.