Tue, Jul 21, 2026

Tentoi të shiste granata dhe 600 gramë tritol në Tiranë, arrestohet 52-vjeçari

Tentoi të shiste granata dhe 600 gramë tritol në Tiranë, arrestohet 52-vjeçari
  • PublishedJuly 20, 2026

  1. Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar lëndë plasëse dhe granata luftarake, të cilat dyshohet se do t’i shiste.

Operacioni policor i koduar “Porosia” u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga ra shtetasi Petrit Çeça 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Ai u ndalua në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Sipas Policisë, 52-vjeçari dyshohet se po i transportonte këto materiale me qëllim shitjen e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.