Tue, Jul 21, 2026

Atentati me tre të plagosur në Elbasan, autori i maskuar gaboi shënjestër

Atentati me tre të plagosur në Elbasan, autori i maskuar gaboi shënjestër
  • PublishedJuly 21, 2026

Burime policore bëjnë me dije se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjetër që ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke. Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe Armand Tomorricën 32 vjeç.

Atentati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke, objektivi i shpëtoi plumbave

Plumbat kanë prekur edhe kamarierin e lokalit 19-vjeçarin Bjorgi Hoxha. Një polic, i cili nuk kishte armë shërbimi me vete, është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga polici, autori ka hedhur pistoletën në tokë.