Wed, Jul 22, 2026

Jet Bank kërkon besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën 

Jet Bank kërkon besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën 
  • PublishedJuly 22, 2026

Nga Belind Këlliçi 

Pas skandaleve të njëpasnjëshme me rrjedhjen e të dhënave personale, çdo përpjekje për t’i dhënë një banke private me zero eksperiencë, akses në regjistrat shtetërorë, duhet të shoqërohet me transparencë absolute. Por pikërisht transparenca është ajo që mungon, që nga dita e parë e shfaqjes publike të emrit Jet Bank!

Pyetjet janë të thjeshta:

Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

Kush e autorizoi këtë proces? Cilat regjistra do të aksesohen? Çfarë të dhënash do të merren? Kush i kontrollon këto procedura? Kush mban përgjegjësi në rast abuzimi?

Në vend të përgjigjeve, qytetarëve u serviren deklarata të përgjithshme, heshtje dhe censurë e plotë.

Edhe më shqetësues është fakti se emri i Jet Bank, sëbashku me Jet Tech, është i lidhur drejtpërdrejtë me Durana Tech Park, një projekt që PD e ka denoncuar prej kohësh për mungesë transparence dhe për dyshime serioze mbi mënyrën e konceptimit dhe administrimit të tij. Këto janë arsye më shumë që kërkojnë hetim dhe sqarim publik, jo fshehtësi.

Shqiptarët nuk janë “produkt” dhe të dhënat e tyre personale nuk janë plaçkë për t’u ndarë mes qeverisë, interesave private dhe grupeve kriminale, si ai i AKSH-it.

Në një shtet ku të dhënat personale kanë rrjedhur vazhdimisht, ku janë publikuar pagat, patentat e çdo e të dhënat sensitive të qytetarëve, besimi nuk fitohet me propagandë, por me transparencë, përgjegjësi dhe garanci të forta ligjore!

Deri atëherë, çdo zgjerim i aksesit në regjistrat shtetërorë ngre shqetësime serioze dhe legjitime për çdo qytetar.

Historia kriminale e AKSH-it dhe grupit të strukturuar kriminal i cili menaxhonte këtë ‘kopsht privat të Ramës’, është ende shumë e freskët.

Jet Bank nuk mund të vijojë ti shmanget përgjegjësisë publike për transparencë dhe garanci absolute për kursimet e qytetarëve shqiptarë.

Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë