Fri, Jul 24, 2026

E liroi Gent Berberi! Dhunimi i policit në Shkodër çon hetuesit te Audi blind me xhama të zinjë! Argumenti i ish-drejtorit: Nuk bllokohet makina në ditë Bajrami…

E liroi Gent Berberi! Dhunimi i policit në Shkodër çon hetuesit te Audi blind me xhama të zinjë! Argumenti i ish-drejtorit: Nuk bllokohet makina në ditë Bajrami…
  • PublishedJuly 24, 2026

Efektivi Nikolin Përndoj, i cili u dhunua dy ditë më parë në Shkodër, rezulton të jetë polici i cili, më 27 maj të këtij viti, bllokoi dhe gjobiti makinën e Sabian Troshanit, vëllait të Samuel Troshanit. Makina tip Audi, me targa AA600YP, i cili dyshohet se ishte i blinduar dhe me xhama të errësuar, në momentin e ndalimit, automjeti drejtohej nga Sabian Troshani.

Por, pavarësisht shkeljes së qartë të qarkullimit rrugor, makina e përdorur nga Troshani është zhbllokuar në të njëjtën ditë me firmën e drejtorit të Shkodrës asokohe, Gentian Berberi, me argumentin “se nuk bllokohen automjetet në ditë Bajrami.”

Sipas hetimeve paraprake, po shqyrtohet mundësia që konflikti i krijuar pas gjobitjes dhe bllokimit të automjetit të ketë lidhje me dhunimin e fundit të efektivit, megjithëse deri në këtë fazë nuk ka prova që e vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejtë. Kjo pistë, sipas autoriteteve, është një nga disa linjat hetimore që po ndiqen dhe është konfirmuar se po verifikohet nga Policia e Shtetit.

Në dosjen hetimore është administruar edhe një procesverbal i datës 27 maj 2026, sipas të cilit automjeti u lirua pak kohë pas bllokimit. Dokumenti mban firmën e Gentian Berberit, i cili në atë periudhë ishte drejtor i Policisë së Shkodrës. Sipas pretendimeve të përfshira në procesverbal, automjeti është liruar me argumentin se “nuk bllokohen makinat në ditë Bajrami”.

Hetuesit po analizojnë nëse kjo ngjarje ka ndonjë lidhje me sulmin ndaj efektivit, ndërsa paralelisht po verifikohen edhe pista të tjera, përfshirë konflikte të mundshme që polici mund të ketë pasur në periudhën e fundit.

Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në zhvillim dhe se nuk është arritur ende në një përfundim mbi motivin e dhunimit. Vetëm pas përfundimit të verifikimeve do të përcaktohet nëse ngjarja e vitit 2026 ka pasur ose jo rol në sulmin ndaj efektivit të Policisë Rrugore.

Makina tip Audi përdorej nga Sabian Troshani, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Samuel Troshanit, i akuzuar për përplasjen me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.

Sipas burimeve, mësohet se kjo është një nga pistat që po heton policia lidhur me dhunimin e efektivit Nikolin Përndoj. Ngjarja ndodhi në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku dy persona me një makinë pa targa e kanë goditur këtë të fundit me përforcues grushti/ Marre nga ABC News.