Alarm ushqimor në Shqipëri/ Hiqet urgjent nga tregu supa e ngrirë italiane
Një produkt i ngrirë italian, “Minestrone 16 Verdure” (750 g), është tërhequr nga tregu pasi konsiderohet me rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Sipas AKU-së, produkti ishte importuar në Shqipëri dhe është shpërndarë në dy pika të subjektit “PRONATYRA TREG” në Rrugën e Dibrës dhe në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë.
Sipas një përgjigjeje zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për TV Ora News, bëhet fjalë për produktin “MINESTRONE 16 Verdure”, me peshë 750 gram, numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028.
