Rinovimi me Milanin, Modriç: Jap maksimumin, na pret punë e madhe
Pas rinovimit me Milanin, mesfushori Luka Modriç u shpreh i lumtur dhe premtoi se do japë maksimumin.
“Përshëndetje mlanista, shihemi së shpejti. Forza Milan”. Ai vazhdoi: “Jam i lumtur që qëndroj te Milani, një klub ku jam ndjerë i mirëpritur që nga dita e parë. Pas një viti që nuk i përmbushi pritshmëritë, jam jashtëzakonisht i uritur për ‘hakmarrje’.
Një sezon i ri dhe një sfidë e re na pret, një projekt në të cilin besoj dhe që më motivon. Jam gati të vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë dhe jam vërtet krenar që i vesh këto ngjyra përsëri. Mezi pres të kthehem në San Siro dhe të dëgjoj ulërimat tuaja. Shihemi së shpejti, Forza Milan gjithmonë!”
