Sun, Jul 26, 2026

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, identifikohet autori! Shkak u bë një vajzë…

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, identifikohet autori! Shkak u bë një vajzë…
  • PublishedJuly 26, 2026

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, identifikohet autori! Shkak u bë një vajzë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit Veron Pasha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 25 korrik, në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe e ka shpallur në kërkim.

Në qendër të konfliktit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e lidhur me një vajzë.

Paraprakisht mësohet se përplasja mes dy të rinjve ka nisur fillimisht me dhunë fizike, ndërsa më pas është përdorur edhe arma e zjarrit. Nga të shtënat, 22-vjeçari Veron Pasha ka marrë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.