Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash detyruese ndaj operatorëve celularë Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, pas përfundimit të një hetimi të thelluar mbi tregun me pakicë të shërjen pasi hetimi evidentoi rritje progresive dhe të ngjashme të çmimeve nga të dy operatorët, ngjashmëri të lartë mes paketave të ofruara, reduktim të alternativave më ekonomike për konsumatorët, si dhe mungesë dokumentacioni që të justifikonte ndryshbimeve celulare.
Vendimi i Komisionit të Konkurrencës vjen pasi hetimi evidentoi rritje progresive dhe të ngjashme të çmimeve nga të dy operatorët, ngjashmëri të lartë mes paketave të ofruara, reduktim të alternativave më ekonomike për konsumatorët, si dhe mungesë dokumentacioni që të justifikonte ndryshimet tarifore.
Autoriteti i Konkurrencës “godet” Vodafone dhe One Albania: Paketa të reja për studentët e pensionistët, më shumë të drejta për abonentët
Një nga detyrimet kryesore është që brenda 90 ditëve Vodafone Albania dhe One Albania të krijojnë paketa të dedikuara dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët nga 18 deri në 23 vjeç.
Po ashtu, paketat më të lira nuk do të mund të ofrohen vetëm përmes aplikacioneve apo platformave online. Operatorët do të jenë të detyruar t’i bëjnë ato të disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, duke zgjeruarë tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me kontratat. Pas përfundimit të tyre, abonentët duhet të kenë të drejtën të kalojnë në një paketë më ekonomike pa penalitete dhe pa pengesa të paj aksesin për të gjithë abonentët.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me kontratat. Pas përfundimit të tyre, abonentët duhet të kenë të drejtën të kalojnë në një paketë më ekonomike pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.
Vendimi forcon edhe transparencën ndaj konsumatorëve. Çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo afatin e vlefshmërisë së paketave duhet t’i komunikohet individualisht çdo abonenti, në mënyrë të qartë dhe të paktën 30 ditë përpara hyrjes në fuqi.
Ndërkohë, çdo rritje çmimi do të duhet të mbështetet me analiza të dokumentuara të kostove, të cilat operatorët janë të detyruar t’i ruajnë për pesë vjet.
Autoriteti kërkon gjithashtu që paketat e reja të kenë dallime reale mes tyre dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorëve. Kontratat standarde të operatorëve do t’i nënshtrohen një vlerësimi paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës, me synimin për të shmangur klauzola të padrejta ndaj abonentëve.
Në të njëjtën kohë, operatorët duhet të qartësojnë procedurat dhe afatet për bartjen e numrit nga një rrjet në tjetrin, në mënyrë që procesi të jetë i thjeshtë dhe i kuptueshëm për qytetarët.
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se zbatimi i këtyre masave do të monitorohet për një periudhë njëvjeçare. Nëse detyrimet nuk respektohen, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
SKANDALI ME ÇMIMET/ Kuvendi kërkon llogari për Vodafone dhe One Albania
Çmimet kapin majat…por Vodafone Albania shfajsohet: E kemi të vështirë…
Vepruan si kartel për të rritur çmimet, çfarë po ndodh me hetimin për One Albania dhe Vodafone?
Dyshohet se abuzuan me çmimet, nisin hetimet për One dhe Vodafone!
