Tue, Jul 28, 2026

 Zyrtare, mbrojtësi rinovon me Manchester Cityn

 Zyrtare, mbrojtësi rinovon me Manchester Cityn
  • PublishedJuly 28, 2026

Joško Gvardiol ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester Cityn, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2031.

Gvardiol, 24 vjeç, kishte tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, por arriti një marrëveshje verbale me Cityn për ta lidhur të ardhmen e tij me klubin e Premier League përpara  Botërorit.

Mbrojtësi kroat u rikthye në Manchester të hënën dhe firmosi zyrtarisht kontratën e re, e cila përfshin gjithashtu një opsion për zgjatje edhe me një vit, që mund të aktivizohet nga klubi.