Wed, Jul 29, 2026

Conference League/ Drita kualifikohet në raundin e 3-të, kampionët e Kosovës mundin Florianën, tashmë synimi mbetet “Play-Off”

Conference League/ Drita kualifikohet në raundin e 3-të, kampionët e Kosovës mundin Florianën, tashmë synimi mbetet “Play-Off”
  • PublishedJuly 29, 2026

Drita ia doli të kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës mposhtën maltezët e Florianës me rezultatin 2-1, pas kohës shtesë.

Sfida e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” rezultoi një dramë e vërtetë. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh. Floriana po shkonte drejt kualifikimit, por Pëllumbi i Dritës prishi planet. Ishte minuta e 87-të, kur ai dërgoi topin në rrjetë për barazimin 1-1.

Fillimi i shtesave i dha Dritës qetësinë që i duhej. Kështu vendasit ia dolën të siguronin fitoren falë autogolit të Kaun.

Drita në raundin e tretë kualifikues do të përballet me ekipin nga San Marino, Trefiori. Një kundërshtar i lehtë në letër, që mund ti jape mundësinë Dritës të synojë Play Off e Ligës së Konferencës.