Wed, Jul 29, 2026

Iute Credit fitoi gati 20 mln euro të ardhura vetëm nga komisionet e larta ndaj qytetarëve

Iute Credit fitoi gati 20 mln euro të ardhura vetëm nga komisionet e larta ndaj qytetarëve
  • PublishedJuly 29, 2026

Iute raportoi vitin e kaluar një fitim neto pas taksave prej 421.8 milionë lekësh, duke qenë një nga dy kompanitë e mikrokredive që aplikojnë interesat më të larta në treg.

Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

Modeli i biznesit të kredive me interesa të shtrenjtë vazhdon normalisht pavarësisht skandaleve të shumta që kanë përfshirë tregun e mikrokredive, të cilat kulmuan dy vite më parë me shpërthimin e skemës MCA. Pas këtij skandali, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë për të kufizuar interesat maksimale mbi kreditë konsumatore, të cilat në vendimin më të fundit u ulën në 51.3 për qind.

Iute raportoi një portofol kredish prej 9.4 miliardë lekësh ose rreth 100 milionë eurosh vitin e kaluar. Nga ky portofol kompania gjeneroi 33 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet, ose rreth 34 lekë të ardhura për çdo 100 lekë kredi.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të kompanisë burojnë nga komisionet që u ngarkohen klientëve. Vitin e kaluar, të ardhurat e Iute nga komisionet arritën në gati 20 milionë euro.

Megjithëse arkëton të ardhura të larta nga interesat dhe komisionet, kompania ka edhe shpenzime të konsiderueshme për të mbajtur modelin e saj të biznesit. Sipas të dhënave financiare, mbi 5 milionë euro në vit paguhen për konsulencë, marketing, bonuse dhe shpenzime për mbledhjen e borxheve.

Piranjat e kredive, IUTE e Kredo.al & Co duan të fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve në e-Albania

SKANDALI/ Iute Credit nën hetim! Si çifti mashtrues merrte para në emër të personave në nevojë

Hakerat nxjerrin të dhënat e kreditorëve të IUTE Credit ?

Posta Shqiptare prej më shumë se 1 viti në Shërbim të IuteCredit: Merrni kredi me interesa në qiell!